Përdorimi i SharePlay për të shikuar, dëgjuar dhe luajtur së bashku në FaceTime në iPhone
Me SharePlay në aplikacionin FaceTime, mund të transmetoni shfaqje televizive, filma dhe muzikë në sinkronizim me shokët dhe familjen tuaj ndërkohë që jeni së bashku në një telefonatë të FaceTime. Mund të luani gjithashtu lojëra të mbështetura me shumë lojtarë në Game Center me shokët tuaj gjatë një telefonate në FaceTime, si dhe të shikoni së bashku ngjarje sportive të mbështetura drejtpërdrejt.
Shënim: Mund të nisni SharePlay menjëherë duke mbajtur së bashku dy iPhone. Shikoni Filloni një sesion të SharePlay duke mbajtur dy telefona iPhone afër njëri-tjetrit.
SharePlay mund të përdoret gjithashtu në aplikacione të tjera gjatë një telefonate në FaceTime. Për të parë se cilat aplikacione mbështeten, prekni
, prekni SharePlay dhe më pas lëvizni nëpër aplikacione.
Shënim: Apple TV (më parë Apple TV+, i cili në disa shtete dhe rajone përfshin Friday Night Baseball, Sunday Night Soccer ose të dyja), MLS Season Pass (i cili përfshin Sunday Night Soccer), kanalet e Apple TV dhe disa aplikacione që mbështesin SharePlay kërkojnë një abonim. Për të parë një film, shfaqje televizive ose ngjarje sportive drejtpërdrejt së bashku, çdo pjesëmarrës duhet të ketë akses në përmbajtjet në pajisjen e vet, qoftë nëpërmjet një abonimi ose blerjeje, në një pajisje që plotëson kërkesat minimale të sistemit. SharePlay mund të mos e mbështesë ndarjen e disa filmave, shfaqjeve televizive ose ngjarjeve sportive të drejtpërdrejta në shtete ose rajone të ndryshme. FaceTime, Grup FaceTime, disa veçori të FaceTime dhe shërbime të tjera të Apple mund të mos jenë të disponueshme në të gjitha shtetet ose rajonet.
Shikoni video së bashku gjatë një telefonate të FaceTime
Mund të shikoni filma dhe shfaqje televizive gjatë një telefonate të FaceTime në sinkronizim me shokët dhe familjen tuaj. Gjithashtu mund të shikoni ngjarje sportive të mbështetura drejtpërdrejt.
Filloni një telefonatë të FaceTime ose një telefonatë Group FaceTime.
Prekni
, prekni SharePlay dhe më pas prekni një aplikacion nën Listen and Play Together (p.sh. aplikacioni Apple TV).Si alternativë, mund të shkoni te Home Screen dhe më pas të hapni një aplikacion për transmetimin e muzikës që mbështet SharePlay.
Zgjidhni një shfaqje, film ose ngjarje sportive drejtpërdrejt që dëshironi të shikoni.
Prekni butonin Play, pastaj zgjidhni SharePlay (nëse shfaqet) për të filluar të shikoni me të gjithë në telefonatë. (Të tjerët në telefonatë mund të duhet të prekin Join SharePlay për të parë videon.)
Për të gjithë në telefonatë që kanë akses në përmbajtje, videoja fillon të luhet në të njëjtën kohë. Personat që nuk kanë akses u kërkohet të marrin aksesin (përmes një abonimi, një transaksioni ose një prove falas, nëse është e disponueshme).
Çdo person që shikon përmbajtjen mund të përdorë kontrollet e luajtjes për ta luajtur, ndërprerë, kthyer prapa ose kaluar përpara. (Cilësimet si titrat dhe volumi kontrollohen veçmas nga secili person.)
Mund të përdorni Picture in Picture për të vazhduar të shikoni videon kur përdorni një aplikacion tjetër - për të porositur ushqime, për të kontrolluar emailin ose për të kaluar tek aplikacioni Messages për të diskutuar për videon me anë të mesazheve me tekst kur nuk dëshironi të ndërprisni zërin e filmit ose të shfaqjes televizive.
Ftoni shokët të shikojnë video së bashku nga një aplikacion i mbështetur gjatë një telefonate në FaceTime
Në një iPhone që plotëson kërkesat minimale të sistemit, mund të nisni një telefonatë të FaceTime në aplikacionin Apple TV (ose aplikacion tjetër video të mbështetur) ndërsa jeni duke shfletuar ose duke parë përmbajtje video dhe ta ndani artikullin në sinkronizim me të tjerët duke përdorur SharePlay. Të gjithë në telefonatë duhet të kenë të njëjtin lloj aksesi te përmbajtjet në pajisjen e tyre nëpërmjet një abonimi ose një blerjeje.
Në aplikacionin Apple TV
(ose aplikacion tjetër të mbështetur për video), gjeni një shfaqje, film ose ngjarje sportive të drejtpërdrejtë që dëshironi të ndani.Prekni artikullin për të parë detajet e tij, prekni
, më pas prekni
.Në fushën To, futni kontaktet me të cilat dëshironi ta ndani dhe më pas prekni FaceTime.
Kur të lidhet telefonata e FaceTime, prekni Start ose Play për të filluar të përdorni SharePlay.
Për të filluar të shikojnë, marrësit prekin tek Open.
Shënim: Nëse përmbajtja kërkon një abonim, personat që nuk janë abonentët mund të abonohen para se të shikojnë.
Pasi videoja të fillojë të luhet, mund ta transmetoni atë në Apple TV 4K. Shikoni Dërgoni atë që po shikoni në SharePlay tek Apple TV 4K.
Dërgoni atë që po shikoni në SharePlay tek Apple TV 4K
Nëse keni filluar tashmë të shikoni një video së bashku në iPhone, mund ta dërgoni atë tek Apple TV 4K për ta shijuar atë në ekranin e madh.
Në iPhone, kryeni një nga më poshtë:
Në aplikacionin e transmetimit, prekni
dhe më pas zgjidhni Apple TV si destinacionin e luajtjes.Hapni Control Center, prekni
dhe më pas zgjidhni Apple TV si destinacionin e luajtjes.
Videoja luhet në sinkronizim në Apple TV 4K dhe mund ta vazhdoni bisedën në iPhone.
Shikoni Shikoni së bashku me SharePlay në Udhëzuesin e përdorimit të Apple TV 4K.
Dëgjoni muzikë së bashku gjatë një telefonate të FaceTime
Mund të mblidheni dhe të dëgjoni një album ose një listë dëgjimi të preferuar me të tjerët në një telefonatë të FaceTime. Çdo person në telefonatë që ka akses në muzikë (p.sh. përmes një abonimi, një transaksioni ose një prove falas) në një pajisje që plotëson kërkesat minimale të sistemit, mund të dëgjojë, të shikojë se çfarë vjen më pas, të shtojë këngë në një radhë të përbashkët etj.
Filloni një telefonatë të FaceTime ose një telefonatë Group FaceTime.
Prekni
, prekni SharePlay dhe më pas prekni një aplikacion të transmetimit të muzikës nën Listen and Play Together (p.sh. aplikacioni Music).Si alternativë, mund të shkoni te Home Screen dhe më pas të hapni një aplikacion për transmetimin e muzikës që mbështet SharePlay.
Zgjidhni muzikën që dëshironi të dëgjoni dhe më pas prekni butonin Play për të filluar të dëgjoni muzikën së bashku. (Të tjerët në telefonatë mund të duhet të prekin Join SharePlay për të dëgjuar muzikën.)
Për të gjithë në telefonatë që kanë akses në përmbajtje, muzika fillon të luhet në të njëjtën kohë. Personat që nuk kanë akses u kërkohet të marrin aksesin (përmes një abonimi, një transaksioni ose një prove falas, nëse është e disponueshme).
Çdo person mund t'i përdorë kontrollet e muzikës për ta vendosur në pauzë, për ta kthyer prapa, për ta kaluar përpara, për të kaluar në një pjesë tjetër të këngës ose te kënga tjetër. Dhe çdo person në telefonatë mund të shtojë këngë në radhën e ndarë.
Ftoni shokët ë dëgjojnë muzikë së bashku nga një aplikacion i mbështetur gjatë një telefonate në FaceTime
Në një iPhone që plotëson kërkesat minimale të sistemit, mund të nisni një telefonatë të FaceTime në aplikacionin Music (ose një aplikacion tjetër muzikor të mbështetur) dhe të përdorni SharePlay për të ndarë muzikën në sinkronizim me të tjerët në telefonatë. Çdo person mund t'i përdorë kontrollet e muzikës për ta vendosur në pauzë, për ta kthyer prapa, për ta kaluar përpara ose për të kaluar në një pjesë tjetër të këngës. Dhe çdo person që përdor SharePlay mund të shtojë këngë në radhën e ndarë. Personat me të cilët dëshironi të ndani muzikën duhet të kenë akses tek ajo (p.sh. nëpërmjet një abonimi).
Shkoni tek aplikacioni Apple Music
(ose një aplikacion tjetër të mbështetur të muzikës) dhe më pas prekni te muzika që dëshironi të ndani.Prekni
, prekni
dhe më pas prekni
.Në fushën To, futni kontaktet me të cilat dëshironi ta ndani dhe më pas prekni FaceTime.
Kur të lidhet telefonata e FaceTime, prekni Start.
Për të filluar të dëgjojnë, marrësit prekin te titulli i këngës në krye të kontrolleve të FaceTime dhe më pas prekin Open. Muzika fillon të luhet në të njëjtën kohë për të gjithë në telefonatë që kanë akses te përmbajtja.
Shënim: Personave që nuk kanë akses te përmbajtja që ndani u kërkohet të marrin akses.
Luaj lojëra në Game Center me miqtë gjatë një telefonate të FaceTime
Mund të luani lojëra të mbështetura me shumë lojtarë me miqtë në Game Center në një telefonatë të FaceTime. Fillimisht duhet të konfiguroni dhe menaxhoni profilin tuaj të Game Center tek aplikacioni Settings
, të shtoni miq dhe më pas gjeni dhe shkarkoni një lojë të mbështetur me shumë lojtarë për Game Center në App Store.
Gjatë një telefonate të FaceTime, hapni lojën, prekni Start SharePlay dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran.
Shikoni Luani me shokët në aplikacionin Apple Games në iPhone.
SharePlay ju lejon po ashtu të stërviteni me të tjerët duke përdorur Apple Fitness+. Shikoni artikullin e Apple Support Përdorni SharePlay me Apple Fitness+ në iPhone, iPad ose Apple TV.
Mund të ndani gjithashtu ekranin për të shfaqur aplikacionet, faqet e internetit dhe më shumë gjatë bisedës. Shikoni Ndarja e ekranit në një telefonatë të FaceTime.